Site icon Telegrafi

Victoria komenton spekulimet për krizën në martesë: Me Davidin jemi mësuar t’i injorojmë thashethemet

David dhe Victoria Beckham (Foto: Getty Images)

Kopertinën e numrit të ri të versionit britanik të revistës Vogue, e zbukuron Victoria Beckham, në shoqëri të djemve Brooklyn, Romeo, Cruz dhe vajzës Harper.

Në intervistën e gjatë dhe të hapur, dizajnerja e modës dhe ish-anëtarja e “Spice Girls” ka folur në lidhje më thashethemet për shkurorëzimin eventual me David Beckhamin.

Gjatë deklaratës së saj për këtë temë, këngëtarja e dikurshme ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë mësuar që t’i injorojnë spekulimet e tilla.

Lexo po ashtu Lajmet për Victoria Beckham

“E kemi kuptuar se jemi shumë të fuqishëm bashkë sesa si individë. Thelbi qëndron në bashkësinë familjare”, ka thënë ajo.

Përveç martesës së David, Victoria ka folur edhe për linjën e modës që e ka nisur që nga viti 2008.

“Jam përpjekur që të shprehem dhe të krijoj rrobat që i kam dëshiruar, ndërsa nuk kam arritur t’i gjej askund”, është shprehur 44-vjeçarja.

Njëherësh, Victoria ka treguar është keqtrajtuar si nxënëse në vitet shkollore.

“Nuk kam qenë e mençur. Kam dashur të jem një vajzë e popullarizuar, ndërsa isha krejtësisht e kundërta”, ka pranuar dizajnerja. /Telegrafi/

Exit mobile version