Victoria Invest, kompania shqiptare qe u doli në ndihme banorëve të fshatrave të dëmtuara nga vërshimet e fundit në Shkup, edhe sot vazhdon me angazhimin e saj në terren.
Sipas Bujar Sejdiut, personi i angazhuar nga kompania të koordinoj punën në terren, Victoria Invest ka intervenuar në gjashtë vendbanime të prekura, Hasanbeg, Haraçinë, Creshevo, Stajkovc, Singeliç e Radishan.
Përfaqësuesi ligjor i Victoria Invest për Maqedoni, për Telegrafi.com thotë se Victoria Invest si kompani me mbi 500te punësuar, është gjetur ne ndihme te banoreve edhe me herët ne Shqipëri e Kosove e Maqedoni, si ne rastet e vërshimeve ne Lushnjë, Shkodër, Ohër etj. /Telegrafi/