Site icon Telegrafi

Victoria: I kam hequr gjinjtë e rrejshëm

“Tashmë nuk i kam, ndërsa dikur i dëshiroja me çdo kusht, gjë të cilën e bëra”, ka thënë gruaja e David Beckham.

Ish-anëtarja e “Spice Girls” ka treguar për revistën Allure se gjoksin e kishte zmadhuar në vitin 1999 në Londër, por tashmë e ka kthyer në madhësi natyrale.

Ajo ka folur edhe për suksesin e madh që ka pasur si këngëtare me grupin e vajzave.

“(Suksesi) na ka sjellë shumë vetëbesim. Jemi angazhuar shumë, por puna është shpaguar, ndërsa puna në grup më ka ndihmuar që të ndërtoj personalitetin tim”, ka shtuar Victoria. /Telegrafi/

Exit mobile version