Site icon Telegrafi

Victoria duket e mahnitshme teksa promovon linjën e re “Victoria Beckham Beauty”

Victoria Beckham ka folur për dështimet e saj të modës, duke qenë një model për fëmijët e saj dhe imazhin e trupit teksa filloi linjën e të re të bukurisë, Victoria Beckham Beauty.

Në një intervistë të re me Glamour UK, stilistja e njohur, 45 vjeçe, ka folur për procesin e plakjes dhe pozitivitetin që e përcjell, duke thënë që zhytja në botën e grimit e ka ndihmuar atë të ndjehet më ‘e sigurt dhe e çliruar’.

Posh Spice – e cila është martuar me ish-futbollistin David, 44 vjeç, për 20 vjet – spjegoi rëndësinë e të pasurit një ndikim ‘të shëndetshëm’ tek fëmijët e saj Brooklyn, 20 vjeç, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 14 vjeç dhe Harper, tetë vjeç.

Victoria Beckham prezanton linjën e re ‘Victoria Beckham Beauty’ (Foto: Glamour)

Këngëtarja ishte në qendër të vëmendjes për më shumë se dy dekada, ndërsa ajo ka mbizotëruar si në industrinë e muzikës ashtu edhe në atë të modës dhe Victoria ka këmbëngulur që ’ka luajtur një rol kryesor në mbajtjen e karrierës së saj të suksesshme. “Ka diçka vërtet çliruese kur flas për atë që kam arritur deri në moshën 45 vjeçe dhe e zotëroj atë”, shpjegoi ajo.

Stilistja shtoi se krijimi i linjës së saj të re të kozmetikës e ka ndihmuar vetëbesimin e saj: “Bërja e kësaj linje të bukurisë më ka ndihmuar vërtet shumë – është shumë çliruese”.

‘Të gjithë duhet të ndjehen si versioni më i mirë i vetvetes. Të kujdeseni për ato që keni. Unë dua t’u them njerëzve që të zotërojnë se kush jeni. Po, ne – dhe unë – kemi rrudha, dhe kjo është në rregull”, ka thënë mes tjerash Victoria. /Telegrafi/

Victoria Beckham prezanton linjën e re ‘Victoria Beckham Beauty’ (Foto: Glamour)
Exit mobile version