Telegrafi

Victoria: Djokovici? Kush është ai?

Gjatë pjesëmarrjes në një emision televiziv, gruaja e David Beckhamit i është nënshtruar një pyetësori sportiv.

Prezantuesi e ka pyetur se kush e ka fituar Wimbledonin në vitin e kaluar, ndërsa përgjigjet ishin Murray, Federer dhe Djokovic.

Ndërsa gjatë përgjigjeve të saj, ish-anëtarja e “Spice Girls” ka lënë të kuptohej se nuk e dinte se kush është tenisti serb. /Telegrafi/