Victoria dhe David Beckham kanë marrë një kredi bankare, vlera e të cilës shkon afro 10 milionë euro për të blerë një shtëpi luksoze.
Kohët e fundit, 46-vjeçarja, e cila është Drejtoreshë e Përgjithshme e markës së saj të veshjeve “Victoria Beckham Ltd”, ka paguar 80 përqind të pagave të stafit të saj, ndërsa ata janë në shtëpi, shkruan Mirror.
Ish-pjesëtarja e ‘Spice Girl’, e cila fillimisht kishte shpresuar të shfrytëzonte paratë e taksapaguesve, më vonë pati një ndryshim dhe u përball me reagime të mëdha.
Familja Beckham tani rrezikojnë të përballen me pyetje të ashpra se përse morën një shumë të tillë parash, pasi u zbulua shifra të cilën ata e kanë marrë për të blerë pronë.
Prona pretendohet se përfshin pesë dhoma gjumi, një pishinë, banjë, sallon të flokëve, bar i mbushur me lëngje, palestër dhe jastëk për ulje të helikopterëve.
The Sun të dielën raportoi se David dhe Victoria kishin marrë kredi bankare prej 10 milionë eurosh, për të blerë një apartament nën çati në Miami. /Telegrafi/