Telegrafi

Victoria dhe David Beckham humbin 11 mil. dollarë

Posh dhe Becks, që kanë katër fëmijë kanë vendosur të mbajnë villën gjashtëdhomëshe në Beverly Hills, përkundër faktit që pronës tashmë i ka rënë vlera në 6 milionë dollarë, pasi e kishin blerë për 17 milionë dollarë pesë vite më parë.

“David dhe Victoria kanë menduar shitjen e villës. Fatkeqësisht, ata e kanë blerë atëkohë shtëpinë në kohën e ‘boomit’ të shtëpive në SHBA. Përkundër faktit që u shpenzua shumë në atë shtëpi, nuk ka sens që tani ajo të shitet. Ata do ta mbajnë ende me shpresë të ngritjes së tregut”, ka theksuar një burim i Daily Mirror.