Telegrafi

Victoria dhe David Beckham festojnë përvjetorin e 24-të të martesës

Victoria dhe David Beckham festojnë 24 vjetorin e martesës, teksa kanë kujtuar dy dekadat e tyre së bashku.

Ata bënë një postim në Instagram për të shënuar këtë rast, e po ashtu për t’u treguar të gjithëve për kohën e gjatë që kaluan me njëri-tjetrin.

Një galeri e ëmbël fotografish tregonte çiftin gjatë viteve duke u kapur për dore e duke shijuar gota me verë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Akoma duke i mbajtur duart me njëri-tjetrin dhe duke qeshur, të dua shumë”, ka qenë përshkrimi që Victoria ia ka vënë postimit.

Ndërkohë, David, shkroi po ashtu një dedikim të ëmbël për ‘partneren më të mirë të pijes’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga David Beckham

“Në këtë ditë 4.7.99. 24 vite e duke vazhduar. Gruaja, nëna dhe partnerja më e mirë për të pirë (për të shumtën e kohës)”, kanë qenë fjalët e 48-vjeçarit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Gëzuar përvjetorin, të dua shumë”, vazhdoi mes tjerash ai.

Çifti i famshëm u martuan me një ceremoni spektakolare duke kushtuar mbi 800 mijë funte.


Të njëjtit janë prindër të katër fëmijëve: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper Seven. /Telegrafi/