Telegrafi

Victoria dëshiron edhe një vajzë

Këngëtarja e shndërruar në stiliste, ka vajzën 19-muajshe Harper dhe tre djem, Brooklyn, 13, Romeo, 10 dhe shtatëvjeçarin Cruz, me burrin e saj David Beckham. Dhe, sipas burimeve, ajo dëshiron të çojë në pesë numrin e fëmijëve, veçanërisht tash që familja e saj është rikthyer në Evropë nga Los Angelesi dhe pasi David është aktivizuar te skuadra franceze Paris Saint-Germain.

“Victoria ka bërë komente të paturpshme para çdokujt në Javën e Modës, të cilët e kanë uruar atë për kalimin e Davit në Paris dhe e kanë pyetur nëse do të hapë butikun e saj në Paris”.

“Ajo reagoi çuditshëm, ‘Ndoshta – dhe ndoshta ne do të bëjmë një bebe Parisi’. Ajo është e mahnitur me Harper dhe thotë se dëshiron edhe një vajzë tjetër”, ka thënë burimi. /Telegrafi/