Site icon Telegrafi

Victoria Beckhamit nuk po i pëlqen shoqërimi i Davidit me modelen daneze, Christensen

Viktoria Beckham është e zemëruar për miqësinë e bashkëshortit të saj, David Beckham dhe ish-supermodelen, Helena Christensen.

Davidi dyshohet se është i hipnotizuar nga bukuria e danezes, e cila është 50-vjeçare, por nga pamja duket shumë më e re.

Helena dhe Beckham u bënë miq në dhjetor të vitit të kaluar në një ndejë në Miami, ku edhe pozuan para aparatit fotografik.

David Beckham dhe Bella Hadid

Gjithashtu ish-futbollisti në të njëjtën mbrëmje u shoqërua edhe nga modelja 22-vjeçare, Bella Hadid.

“Victoria është shumë nervoze me bashkëshortin pas takimit me gratë e famshme, ajo do të donte të kalonte më shumë kohë me të,” tha burimi për The Sun.

“Davidi menjëherë e bëri mikeshë Helenen në rrjetet sociale dhe tani janë në kontakt të vazhdueshëm”, shtoi burimi.

Ndryshe, David dhe Victoria nuk është hera e parë që raportohet se kanë përkeqësim të marrëdhënies, por që me kohën dyshja i kanë demantuar lajmet. /Telegrafi/

Exit mobile version