Edhe pse në fillim të këtij muaji ishte njoftuar se “Spice Girls” do të nisen sërish në një turne, Victoria Beckham ka hedhur poshtë mundësinë e ribashkimit të grupit të vajzave.
“Nuk do të shkoj në turne. As vajzat nuk do të nisen në turne”, ka thënë ajo në një prononcim për revistën Vogue duke i zhgënjyer fansat e shumtë anekënd botës.
‘Posh Spice’ ka shtuar më tej se anëtaret e dikurshme të grupit të famshëm aktualisht janë duke biseduar për atë se çfarë përfaqëson grupi “Spice Girls”.
“Çfarë do të përfaqësojë kjo në të ardhmen? Si duket kjo? Ne vetëm po japim ide”, ka thënë Victoria.
Anëtaret e “Spice Girls” ishin takuan në javën e kaluar, ndërsa në rrjetet sociale kishin publikuar fotografi duke thënë se dëshironin të punojnë sërish bashkë dhe të ringjallnin moton e tyre të dikurshme: ‘Fuqia femërore’.
Për herë të fundit, ato kishin performuar bashkë në vitin 2012 në Londër, në hapjen e Lojërave Olimpike. Ndërsa një vit më pas kishin reklamuar produktet e tyre të brendit ‘ Viva Forever’, mirëpo nuk kanë performuar më bashkë.
Në rast se do të mbajnë sërish koncerte, atëherë secila prej anëtarëve të grupit duhet të përfitojë nga 11.4 milionë euro.
“Victoria aktualisht është e fokusuar në karrierën e saj në modë dhe je në muzikë”, ka thënë një burim i afërt me Beckham. /Telegrafi/