Site icon Telegrafi

Victoria Beckham zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare me David Beckham

Victoria Beckham dhe David Beckham (Foto: Chris Radburn - WPA Pool/Getty Images)

Victoria Beckham ka zbuluar sekretin e martesës 20- vjeçare me David Beckham.

Ish-anëtarja e Spice Girl, 45 vjeçe, në një intervistë për emisionin “Today”NBC të martën, tregoi se si e mban martesën të gjatë dhe të shëndoshë me ish-futbollistin David Beckham.

Ajo po ashtu rikujtoi se takoi burrin e saj të bukur më shumë se dy dekada më parë dhe ka rënë në “dashuri në shikim të parë”.

Çifti i njohur u martuan në vitin 1999 dhe deri më tani kanë mirëpritur katër fëmijë: Brooklyn, 20 vjeç; Romeo, 17; Cruz, 14 dhe Harper, 8.

“Ju e dini, unë mendoj se fëmijët janë të parët, dhe gjithçka që bëjmë sillet rreth tyre”, ka thënë Victoria.

“Por ne të dy punojmë vërtet shumë. Ne e duam atë që bëjmë profesionalisht. Ne e mbështesim njëri-tjetrin dhe ju e dini, ne jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe kemi shumë fat që po rritemi së bashku”.

Victoria theksoi se “komunikimi është thelbësor” kur bëhet fjalë për menaxhimin e orarit të tmerrshëm të familjes Beckham. “Ne jemi shumë prezent në jetën e fëmijëve”, vazhdon ajo.

“Ne e duam familjen tonë. Çdo gjë që bëjmë sillet rreth familjes sonë”. “Unë mendoj se është thjesht përqëndrimi, të punosh shumë [dhe] të kesh një ekip të shkëlqyeshëm përreth nesh”, shton ajo.

Tani, familja e Beckham është duke e mbështetur linjën e saj të krijuar kohët e fundit, Victoria Beckham Beauty. Ajo e do aq shumë formulën e saj dhe produktin e ri, saqë nëse do të mbërthehej në një ishull të shkretë dhe do të ishte në gjendje të kishte vetëm një artikull bukurie, do të ishte linja e saj e re për buzët.

Victoria gjithashtu zbuloi se ajo dhe David, 44 vjeç, ndajnë produktet e bukurisë së bashku. “Ne ndajmë produktet e lëkurës, produktet e bukurisë. Kështu, ne ndajmë hidratues dhe maska ​​për fytyrën”. /Telegrafi/

Exit mobile version