Victoria Beckham ka lansuar një korrektor në formë lapsi në kuadër të brendit të saj të produkteve të bukurisë.
Nëpërmjet një videoje në Instagram, ajo ka zbuluar se si e aplikon atë në fytyrë.
Duke qenë se shumica e aplikojmë korrektorin në të gjithë zonën poshtë syve, Beckham preferon që ta aplikojë vetëm tek vija e errët që nënvizon rrathët tanë.
Përveç kësaj, ajo thotë se aplikimi i korrektorit deri tek vija e lëngshme e syve, e mbyll syrin më shumë.
Derisa prezantonte korrektorin e saj në formë të lapsit, ikona e modës dhe bukurisë tha se e kishte krijuar këtë produkt në mënyrë që ta pikturonte më lehtë fytyrën e saj.
Victoria, gjithashtu tha se e aplikon korrektorin në shumë zona të fytyrës, tek qepallat, tek skaji i buzëve, tek, skaji i hundës dhe tek nofulla. /Telegrafi/