Site icon Telegrafi

Victoria Beckham tregon se qëndron e shëndetshme duke pirë verë të kuqe dhe tekila

Ajo është një yll i muzikës pop e kthyer në stiliste, e njohur për fizikun e saj të lakmueshëm.

Dhe Victoria Beckham ka zbuluar sekretin e jetës së saj të shëndetshme gjatë një paraqitje në episodin e së martës të këtij mëngjesi, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ylli i “Spice Girl”, 45-vjeçe, diskutoi me shumë emocione dëshirën e saj për tekila dhe verë të kuqe me një mënyrë jetese të ekuilibruar, duke thënë: “Mundohem të jem vërtet e shëndetshme, pres shumë nga vetja dhe trupi im”.

Victoria Beckham (Foto: BACKGRID)

“Unë kam katër fëmijë dhe punoj shumë, mundohem të jem e shëndetshme me peshk të freskët, perime të freskëta, fruta dhe pi shumë ujë”.

“Unë nuk po them se nuk jam argëtuese, unë njihem për tekila dhe verë, është ky një ekuilibër. Argëtimi është gjithashtu shumë i rëndësishëm”.

Duke diskutuar këshillat e saj për lëkurën e mirë, ylli shtoi: “Padyshim se duhet të hiqni grimin çdo natë para shtratit, përdorni një hidratues me të vërtetë të mirë që funksionon për llojin e lëkurës tuaj dhe qëndroni të hidratuar”.

Victoria Beckham (Foto: BACKGRID)
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Victoria Beckham

“Unë nuk kam pasur gjithmonë lëkurë të mirë, por unë kujdesem shumë edhe për ushqimin, gjërat themelore e bëjnë diferencën”, ka thënë mes të tjerash Beckham. /Telegrafi/

Exit mobile version