Site icon Telegrafi

Victoria Beckham thyen rregullat e dietës pas 20 vitesh, pasi David gatoi për të

David dhe Victoria Beckham (Foto: DailyMail)

Victoria Beckm ka thyer rregullin e dietës që e kishte mbajtur për 20 vite, vetëm pasi bashkëshorti i saj kishte gatuar për të.

45-vjeçari gjatë qëndrimit në izolim, kishte praktikuar receta të ndryshme gatime, me disa prej të cilave e kishte impresionuar Victorian, shkruan Daily Mail.

Sipas raportimeve, ajo nuk mund të ‘ngihej’ nga picat të cilat i bënte David, që kryesisht ishin në kushte shtëpie.

Thuhej se 46-vjeçarja, e cila njihet në fushën e modelingut, i është rikthyer sërish ushqimeve të shëndetshme, pasi stina e vjeshtës është më afër.

Një burim I kishte thënë The Sun: “Victoria kishte qenë në diet që nga viti 2001, por gjatë izolimit, David bënte eksperimente me receta, duke ia bërë asaj më të vështirë për ti rezistuar”.

Edhe gjatë asaj kohë, David ishte tejet aktiv në rrjete sociale, duke ndarë me fansat gatime të ndryshme që bënte atëkohë. /Telegrafi/

Exit mobile version