Site icon Telegrafi

Victoria Beckham së fundmi ka thyer këmbën, por nuk po heq dorë nga takat

Victoria Beckham së fundmi pati një incident të vogël në palestër ku theu këmbën, por kjo nuk e ndaloi atë që të hiqte dorë nga stili i saj.

Në paraqitjet e saj të fundit, Beckham ra në sy duke ecur me paterica, derisa po ashtu kishte veshur këpucë me taka.

Ajo kishte veshur një bluzë të zezë, tuta me të njëjtën ngjyrë dhe taka dy ngjyrëshe.

Foto: Victoria Beckham / DailyMail

Në njërën këmbë të cilën e kishte ndrydhur në palestër ajo kishte mbathur një çizme ortopedike derisa ecte me ndihmën a patericave.

Stilistja ishte parë së fundmi duke dalë nga një restorant i Londrës derisa binte në sy me paraqitjen e saj. /Telegrafi/

Foto: Victoria Beckham / DailyMail
Foto: Victoria Beckham / DailyMail
Exit mobile version