Djali i i Victoria Beckham, Brooklyn, ka postuar një fotografi të stilistes 42 vjeçare që shihet e mbështetur në një pishinë mbrëmjen e kaluar.
Por, fansat e saj nuk mund të mos flisnin për këmbët e saj.
Në shikimin e parë, fotoja joshëse tregon Viktorian duke qeshur dhe shikuar drejt kamerës derisa ishte duke e mbajtur një gotë në dorë.
Megjithatë, fansat e saj e panë drejtpërsëdrejti dhe vunë në dukje pozicionin e çuditshëm të këmbëve të saj.
“A jam i vetmi i hutuar me këmbët e saj që duken të çuditshme?”, kishte shkruar një ndjekës i saj.
“A janë ato një palë këmbë? Unë nuk mund ta kuptoj atë. Nuk mund të jetë mamaja juaj atje në atë kënd të çuditshëm”, pyeti një tjetër adhuruese e zhgënjyer.
Brooklyn, 18-vjeçar, është duke studiuar në shkollën Parsons të dizajnit dhe ka pranuar se nuk ka kaluar shumë kohë me familjen e tij. /Telegrafi/