Site icon Telegrafi

Victoria Beckham po e pushton vjeshtën: Dy kombinime më perfekte me firmën e Mbretërisë së Bashkuar

Ish-Spice Girl dhe gruaja e David Beckham ka sjellë stilin e saj të njohur dhe shumë autentik

Këtë veshje e ka përshkuar me guxim dhe një prekje të avangardës – për ata që marrin guximin të kombinojnë veshjet e modës në këtë mënyrë, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu as koleksioni vjeshtor i brendit VB nuk bën përjashtim, dhe stilistja në profilin e vet në Instagram ka “demonstruar” si të vishni dhe kombinoni veshjet e koleksionit më të ri # VBFW2020.

Këto janë funde me palosje shumë të pazakontë, çizme me ngjyra të zjarrta dhe modeli i pashmangshëm britanik në këmishë dhe xhaketë leshi.

Bien posaçërisht në sy rripat, të cilët tashmë janë bërë të njohur në mesin e adhuruesve të markës VB, dhe ato janë rripa që kanë duar në vend të pullave klasike.

Si po ju pëlqen koleksioni i fundit i Victoria Beckham? /Telegrafi/

Exit mobile version