Telegrafi

Victoria Beckham pendohet për zmadhimin e gjoksit

Stilitja e famshme Victoria Beckham për herë të parë është shprehur për operacionin plastik që ka kryer në gjoks.

Ajo ka treguar se është penduar që ka kryer zmadhimin e gjoksit për shkak të një pasigurie në adoleshencë.

Bashkëshortja e futbollistit në një letër që i ka shkruar “vetes së saj më të re” në revistën British Vogue, Posh Spice rrëfen zhgënjimin e saj: “Duhet të të them, mos u ngatërro me gjoksin tënd”.

Victoria pranon se kjo ishte një pasiguri adoleshence ndërsa sot i duket një gabim i madh. Por në rast se vetja më e re e 42 vjeçares nuk do mund t’ia vërë veshin, ndoshta mund ta dëgjojnë të gjitha vajzat e tjera. /Telegrafi/