Victoria Beckham ka rreth 28.9 milionë ndjekës në rrjete sociale, të cilët i mban të azhurnuar përherë.
Në disa postime të fundit që ajo ka bërë në Instagram, janë vërejtur detaje të shumta nga rezidenca e saj luksoze, shkruan Mirror.
47-vjeçarja tregoi se si po e shpenzon vikendin, derisa pozoi duke zbritur shkallëve të shtëpisë në West London.
Posh Spice u shfaq me një veshje elegante, derisa mbi fustan kishte një xhaketë të madhe dhe të zezë.
Bukuroshja brune po ashtu gjatë ditës kishte treguar se po i mungon djali saj i madh, Brooklyn.
Ky I fundit është duke jetuar në Amerikë, pasi po shpenzon kohën me të fejuarën e tij, Nicola Peltz. /Telegrafi/