Telegrafi

Victoria Beckham numëron 15 unaza fejese që ia dhuroi David – kushtojnë mbi 30 milionë euro

Victoria Beckham mendohet se zotëron unaza fejese në vlerë mbi 34 milionë euro, të cilat i janë dhuruar nga bashkëshorti i saj, David.

Dizajnerja e modës, 49 vjeçe, ka grumbulluar mjaft koleksione unazash gjatë 24 viteve të martesës së tyre, ku secila ka një dizajn të veçantë.

David, 48 vjeçar, i cili ka një vlerë neto të raportuar prej 430 milionë eurove, nuk i është shmangur parave në koleksionin e shtrenjtë të bizhuterive të gruas së tij.

Foto: Wire Image

Nga unaza e saj e parë e diamantit që u ble rreth 80 mijë euro deri të një safir i madh në formë ovale që vlen mbi pesë milionë euro.

Lexo po ashtu Një skenë nga dokumentari ‘Beckham’ bëhet virale në rrjete sociale

Koleksionet e Victorias i kanë të gjitha, përfshirë diamante të verdhë, safirë, smerald, rubin dhe platini.

Foto: Netflix

Unaza e saj e parë e fejesës ishte diamanti prej tre karatësh i prerë në markezë, i vendosur në një shirit prej ari të verdhë, që Davidi i dha kur i propozoi martesë në vitin 1998.

Neil Dutta, Drejtor Menaxhues i Angelic Diamonds tha për MailOnline: “Unaza e parë e fejesës e Victoria Beckhams është një diamant tre karatësh i prerë në markezë, i vendosur në një ar të verdhë”.

Foto: PA

Victoria dhe David festuan 24 vjetorin e martesës së tyre në korrik.

Ata kanë bashkë katër fëmijë: Brooklyn Beckham, Cruz Beckham, Romeo James Beckham. /Telegrafi/

Foto: Shutterstock

 

Foto: Shutterstock

 

Foto: Shutterstock

 

Foto: Shutterstock