Ish-këngëtarja dhe njëherësh dizajnerja, Victoria Beckham, shpeshherë admirohet nga fansat e saj për punën e palodhshme.
Ajo nisi brendin e veshjeve qysh në vitin 2008 dhe i ka kushtuar aq kohë sa ‘ta gdhendë’ emrin e saj në listën e stilistëve më të mirë, shkruan Daily Mail.
Duket se Victoia është e lindur për t’u bërë një stiliste, gjë të cilën e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
46-vjeçarja ka ndarë një imazh të realizuar kur kishte qenë e vogël, teksa shihet duke hekurosur rroba. Përkrah këtij imazhi, ajo ka bashkangjitur një tjetër fotografi të kohës së tanishme e realizuar njëjtë sikur vite më parë.
Në përshkrimin e fotografisë ajo shkroi: “Gjithmonë e destinuar për atelier? Përgatitja për hartimin e koleksionit të ri për javën tjetër në WFH”.
Victoria aktualisht është duke u izoluar me burrin e saj, David dhe tre katër fëmijët e tyre në rezidencën e tyre në Cotswolds të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/