Themeluesja e Victoria’s Secret ka marrë titull nderi nga Princi William për shërbimin që ka bërë në industrinë e modës.
Victoria Beckham, e cila ishte e shoqëruar nga prindërit dhe bashkëshorti i saj, David është nderuar për karrierën e saj 17-vjeçare.
“Është një kënaqësi e madhe të jem në Burckingham Palace. Jam krenare që jam angleze, e nderuar dhe e përulur për të marrë një OBE nga Duka i Cambridge. Nëse keni ëndrra të mëdha dhe punoni shumë, ju mund të bëni gjëra të mahnitshme. Jam shumë e lumtur që e ndaj këtë rast të veçantë me prindërit dhe bashkëshortin tim. Pa dashurinë dhe mbështetjen e tyre, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur”, ka thënë 43-vjeçarja.
Nuk është hera e parë që familja e tyre merr këtë titull, pasi David Beckham, ish-kapiteni i skuadrës angleze mori një ‘OBE’ në 2003. /Telegrafi/