Site icon Telegrafi

Victoria Beckham merr kritika të shumta për modelet e holla

Victoria Beckham (Foto: Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)

Dizajnerja e modës, Victoria Beckham, është bërë sërish shënjestër e kritikave për shkak se i ka promovuar koleksionet e saj përmes modeleve shumë të holla.

Këngëtarja e shndërruar në dizajnere i ka publikuar fotografitë në profilin e saj në Instagram, ndërsa kjo nuk është hera e parë që përballet me kritika të këtilla.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Victoria Beckham

Siç transmeton Daily Mail, fansat janë fokusuar te fakti se modelet kanë linja shumë të holla trupore dhe shumë të dobëta në peshë.

“Ushqeje këtë modele, do të vdesë nëse shmang edhe një vakt. Është e pikëlluar t’i shohësh këto modele që i promovon, duken të sëmura”, është një prej komenteve të shumta të këtij lloji.

Në publikimet e saj, Victoria i ka treguar modelet duke pozuar në rrugë përpara ndërtesës Lloyds në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version