Telegrafi

Victoria Beckham, menaxhere e djalit të saj

Ish-këngëtarja e grupit “Spice Girls”, e cila është shndërruar në një dizajnere me famë botërore, Victoria Beckham, ka shprehur dëshirën të bëhet menaxhere e karrierës së djalit të saj, Cruz.

Një burim ka thënë për revistën Closer se ajo mendon se eksperienca e saj do të sigurojë një karrierë të mirë për 11-vjeçarin Cruz, teksa i shoqi David shqetësohet se ajo është shumë e zënë me perandorinë e saj të modës.

“Victoria është e bindur se ajo duhet të jetë menaxherja e Cruz, duke thënë se eksperienca e saj prej kohësh në këtë industri e ndihmon në njohjen e mekanizmit se si funksionon”, është shprehur burimi, transmeton TCH.

“David mendon se kjo është e tepërt pasi nuk e di se si do të ketë kohë Victoria për një vëmendje të tillë ndaj Cruz. Por, ajo këmbëngul se do të bëjë sakrifica nëse është e nevojshme, për të qenë e sigurt se do të jetë ajo që do e drejtojë”, ka shtuar burimi.