Telegrafi

Victoria Beckham me koleksion të ri në shtator

Britanikja e famshme i dha vetes pushim pas lindjes dhe iu nënshtrua një regjimi strikt të ushqimit. Burime pranë saj thonë se ish-anëtarja e “Spice Girls” është në dietë rigoroze dhe konsumon vetëm perime të gjelbra dhe ushqim me nivel të ulët të yndyrës.

Nëna e katër fëmijëve (tre djem dhe një vajzë) është e bindur se deri në shtator do të arrijë ta rikthejë figurën e mëparshme trupore, në mënyrë që të ecë me krenari në pistë. /Telegrafi/