Victoria Beckham, gjatë një mbrëmjeje në New York shkeli tapetin me një palë çizme pa takë të dizenjuara nga Antonio Berardi. Çizmet e gjata deri në gju, të larta më shumë se 10 centimetra, mbështeteshin vetëm në pjesën e shputave të këmbëve dhe dukej sikur rrinin pezull ajër.
Taka të tilla janë cilësuar si më të parehatshmet, aq sa mund t’u shkaktojnë edhe ndonjë frakturë femrave që i veshin. Megjithatë, një sakrificë të tillë Victoria e justifikoi me suksesin final që duhet të ketë veshja në tërësi. /Telegrafi/