Telegrafi

Victoria Beckham kujton momentin kur mendoi se ishte qëlluar me armë në koncert

Në biografinë e saj, Victoria Beckham e përshkroi momentin kur mendoi se dikush e qëlloi me armë zjarri gjatë shfaqjeve.

Personi që kishte kërcënuar këngëtaren dhe bashkëshortin e saj, Davidin ishte arrestuar vite më parë.

Modelja e përshkroi këtë rast në librin autobiografik gjersa ishte në një koncert së bashku me grupin e vajzave, ” Spice Girls”, ajo dëgjoi tingujt e një të shtënë dhe ra në dysheme duke e kërkuar një vrimë në bark.

“Doli se ishte një shpërthim i balonave, por kisha frikë sepse isha i kërcënuar së bashku me Daivid nga një person i panjohur për disa kohë, i cili më tha se do të më vriste në atë shfaqje”, tha Victoria.

Ajo theksoi se nuk ishin paralajmëruar se baloni do të kërciste dhe se kjo e kishte frikësuar ‘gjer në vdekje’.

“Unë fillova të qaj kur kuptova se isha e gjallë dhe se nuk u lëndova”, shkroi Victoria.

Lexo po ashtu Victoria thotë se arsyeja që nuk bashkohet me "Spice Girls", është përkushtimi i saj në botën e modës

Ndryshe, britanikja është duke punuar në projekte të reja të linjës së modës personale. /Telegrafi/