Site icon Telegrafi

Victoria Beckham ka veshur fustanin që fsheh mungesat, përshtatet mirë me çdo tip të këpucëve!

Secila femër do të duhej ta ketë në gardërobën e saj

Zeshkania e bukur është parë duke dalë nga dyqani i saj e rregulluar nga koka deri te thembra.

Dyzetegjashtëvjeçarja Victoria Beckham ka shëtitur nëpër rrugët e Londrës e veshur me fustan shumë të bukur nga koleksioni i saj.

Fjala është për fustanin-këmishë me prerje midi, i cili është zgjedhje e shkëlqyeshme për çdo grua.

Fustanet-këmishë janë si litar shpëtimi në ditët kur nuk dini çfarë të vishni, transmeton Telegrafi.

Mjafton vetëm të fusni fustanin nga koka dhe varësisht nga stili të cilin dëshironi ta arrini, vishni këpucë me taka, baletane apo atlete.

Victoria këtë herë ka vendosur për këpucë efektive rozë me taka të cilat këtij stili i kanë dhënë ngjyrë blloku efektiv.

Bukuroshja e grupit ‘Spice girls’ e di shumë mirë që ky model fustani miklon figurën femërore dhe me lehtësi fsheh mungesat eventuale.

Gjithashtu, detaji i kravatës kontraste në jakë jep gjithmonë një dozë bukurie të dëshirueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version