Site icon Telegrafi

Victoria Beckham ka treguar për herë të parë pse nuk buzëqesh kurrë për fotografi

Victoria Beckham ka treguar arsyen e diskutueshme pse kurrë nuk buzëqesh për fotografi dhe shkaku siç duket ka qenë kompleksi rreth lëkurës së saj.

Stilistja 50-vjeçare, u bë sinonim i imazhit serioz dhe të “ashpër”, duke mos buzëqeshur kurrë në shumë paraqitje publike, shkruan DailyMail.

Victoria është shprehur prej kohësh e hapur për pasigurinë e saj me lëkurën e saj ‘problematike’, pasi është ballafaquar me aknet që në adoleshencë dhe kishte hasur në vështirësi për famën dhe të njëjtën kohë për problemet me lëkurën e saj.

Në një intervistë për The Telegraph, Victoria tha se ndihej jo rehat kur bënte foto, pasi nuk ndihej e lumtur brenda vetes të japë një buzëqeshje.

Gjatë intervistës, Victoria tregoi se si ajo kërkoi këshilla nga ekspertët e kujdesit të lëkurës, me stilistin që tani ndjek një rutinë të rreptë për të siguruar që lëkura e saj të mbetet e pastër.

Teksa mendonte se ishte shumë e vetëdijshme për pamjen e saj, Victoria tha: “Ndoshta dukesha e ashpër në shumë foto, por nuk ndihesha rehat, prandaj”.

Dhe nuk ishin vetëm problemet me lëkurë që çuan deri tek paraqitja e saj serioze, por edhe dieta e rreptë.

Victoria ka një dietë mjaft të kufizuar, ku bashkëshorti i saj, David Beckham pati treguar se ajo ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet – peshk i pjekur në skarë dhe perime të ziera. /Telegrafi/

Exit mobile version