Telegrafi

Victoria Beckham gati për gjumë? Shfaqet me stilin e inspiruar nga pizhamet (Foto)

Coco Chanel vuri themelet për veshjen e pizhameve në vitet ’20 dhe trendi është rikthyer përsëri në modë kohët e fundit.

Ne kemi vërejtur modele të veshura me PJ që po kalojnë nëpër pistën e Givenchy dhe Louis Vuitton, po ashtu shumë fytyra të njohura kanë përqafuar këtë trend ku ndër to është edhe dama Victoria Beckham.

Beckham, e cila gjendet në New York për të paraqitur këtë javë koleksionin e saj Resort 18, dhe si gjithmonë, pjesë e strategjisë së saj të marketingut është të modelojë rrobat e saj para paparacëve  jashtë hotelit të saj.

Ajo nuk u ndal gjatë një jave të zënë me përgatitje për koleksionin e saj të Pranverë/Verë 2018. Siç duket, ajo pasqyroi lodhjen me anë të veshjes të mërkurën pasdite, ndërsa  u shfaq në New York City në një stil ngjashëm me pizhame komode me ngjyrë kaltër.

Dizajnerja e modës padyshim  tërhoqi vëmendje edhe me stil të tillë të pazakonshëm, mirëpo duke shtuar aksesorët e saj identifikues për të bërë ndërresat e natës të përshtatshme edhe për ditën. /Telegrafi/