Victoria Beckham është duke fituar para nga muzika pa pasur nevojë të punojë për të, në bazë të disa zbulimeve që janë bërë së fundmi.
Ish-ylli i “Spice Girls”, 47 vjeçare, thuhet se fitoi mbi 500 mijë euro në vitin 2020 nga karriera e saj muzikore.
Firma muzikore “Moody Productions Ltd” solli pak më pak se 500 mijë euro dhe këngëtarja pagoi vetëm 100 mijë euro taksë nga fitimet e saj – sipas The Sun.
Ajo vjen pasi marka e modës “Victoria” bëri një humbje të madhe në 2020, e cila më pas u pasua nga një humbje tjetër në 12 muajt e mëparshëm.
Kompania e saj nuk ka paraqitur kurrë një fitim që nga fillimi i saj në 2016, dhe tani gjithsej 56 milionë euro.
Pavarësisht kësaj, bashkëshorti i Victorias, David po ia del mirë me investimet e tij.
Llogaritë e fundit për një nga firmat e Davidit – “Footwork Productions Ltd” – tregojnë një investim të madh prej 30 milionë eurosh.
Çifti ndërkohë rreth një javë më parë u bë e ditur se dhuruan 1.2 milion euro për Ukrainën mes sulmeve nga Rusia. /Telegrafi/