Ka një truk në këtë!
Duke u larguar nga Hotel Mark në Upper East Side, stilistja u pa me një fustan me lule, duke na sjellë një tjetër frymëzim të shkëlqyeshëm.
Kësaj here, në dizajnin e saj nga koka te këmbët, ajo ka shëtitur e veshur në një fustan midi me një model lulesh me epoleta, transmeton Telegrafi.
Për pamjen vjeshtore ajo ka veshur një fanellë me fyt ngjyrë burgundy poshtë saj – të cilën e firmos edhe personalisht, ndërsa belin e ngushtë e ka vënë në dukje duke e stiluar me një rrip lëkure ngjyrë kafe, të cilin e ka lidhur në mënyrë të shkujdesur.
Të gjithë stilin “e ngrenë” takat e larta me ngjyrë të gjelbër dhe syze dielli kafe – dhe këto dy pjesë mbajnë firmën e Victorias.
Përfundimisht një nga stilimet më të preferuara të saj, të cilin me siguri do ta kopjojmë, por në rast se dëshironi të sillni absolutisht të njëjtat copa, për fustanin me lule të Victoria Beckham do t’ju duhet të ndani rreth 1.700 euro, një fanellë me fyt 550 euro, këpucët 520 euro dhe syzet e diellit 260 euro.
Si ju duket ky edicion i stilistes së famshme?
/Telegrafi/