Site icon Telegrafi

Victoria Beckham elegante me fustan “Spageti” gjatë fluturimit për në Los Angeles (Foto)

Ajo mund të duket gjithnjë elegante dhe e hijshme në ngjyrën e zezë, por Victoria Beckham ishte mjaft e ndikuar nga ngjyrat e ylberit në veshjen e saj gjatë të dielës.

Stili i saj ishte vërtet interesant gjatë largimit nga aeroporti për në Los Angeles, ajo ishte e veshur në një fustan të zi, në të cilin mbizotëronte dizajni “Spageti” me ngjyrat: kuq, blu dhe e verdhë.

Por, bukuroshja amerikane pëlqen që ende “të fshihet” pas syzeve të saj të diellit, për të mos rënë në sy gjatë fluturimit të saj.

Ajo është gjithmonë në ndjekje të modës dhe këtë gjë më së miri e vërteton edhe vet fakti që ajo shpenzon shumë kohë për t’u dukur bukur edhe në përditshmëri. /Telegrafi/

Exit mobile version