Site icon Telegrafi

Victoria Beckham e mërzitur pasi kaloi izolimin larg djalit të saj Brooklyn

David, Victoria dhe Brooklyn Beckham) (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Familja Beckham kanë qenë për një kohë të gjatë të izoluar në shtëpinë e tyre në Britaninë e Madhe.

Përmes rrjeteve sociale, ata kane ndarë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tyre, në rezidencën milionëshe.

Victoria Beckham ditën e sotme (e diel) ka festuar ditën e nënave, teksa ka theksuar se po i mungon djali i saj i madh, Brooklyn Beckham.

Victoria Beckham (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Në një postim në rrjetet sociale, 46-vjeçarja i ka uruar të gjithë nënat mbarë botën në këtë ditë të veçantë të tyre.

Duke iu drejtuar djalit të saj, gruaja e David Beckham tha: “Më mungon Brooklyn Beckham”.

Beckham shtoi se ajo mezi pret që të ribashkohet me familjen, pasi ka kohë që nuk kanë festuar së bashku.

Ndërkaq, Brooklyn aktualisht është duke qëndruar i izoluar me të dashurën e tij, Nicola Peltz ,në Amerikë, për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version