Telegrafi

Victoria Beckham duket e panjohur me modelin e ri të flokëve

Victoria Beckham dukej tërësisht ndryshe teksa së fundmi kishte vënë një palë paruke të bardha.

Dizajnerja e modës, 49-vjeçe, ndau në InstaStory një postim me anë të të cilit prezantoi modelin e ri të flokëve.

Këngëtarja e famshme u pa me flokë të shkurtra të bardha e me balluke.

Foto: Backgrid

Ajo vendosi syze të mëdha dielli, larg elegancës dhe paraqitjeve glamuroze me të cilat tashmë jemi mësuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Victoria Beckham

E njëjta është e përkushtuar pas pamjes fizike duke qenë se një pjesë të madhe të kohës e kalon në palestër.

Foto: Instagram

Ylli britanik i modës javë më parë zbuloi se po fokusohej në ‘forcën e sipërme të trupit’.

“Unë ndjek me rregull stërvitjen time, të cilën e ndryshoj çdo ditë për t’u fokusuar në zona të ndryshme të trupit”.


“Sot po punoj për forcën e sipërme të trupit me një kombinim të ushtrimeve të bazuara në rezistencë”, kishte thënë ajo më parë. /Telegrafi/

Foto: Instagram