Ikona e modës dhe e elegancës, Victoria Beckham, ka dhënë një deklaratë që shumëkush do të habitej.
Së fundmi, ajo prezantoi produktin më të fundit të kozmetikës, një laps për vetulla që vjen me gjashtë nuanca.
Gjatë prezantimit të produktit, elita e bukurisë tha se burri i saj David Beckham nuk e sheh kurrë pa i lyer vetullat.
Victoria Beckham njihet për stilin e saj unik dhe për brendet e saj të veshjeve dhe produkteve të kozmetikës.
Produktin të cilin e prezantoi së fundmi quhet Babyblade, një produkt që ajo e cilëson të përkryer për nënvizimin e vetullave. /Telegrafi/