Telegrafi

Victoria Beckham: David është një baba shumë i mirë

Këngëtarja dhe stilistja e famshme amerikane, Victoria Beckham, thotë se burri i saj David Beckham është “një baba shumë i mirë”.

45-vjeçarja e ka lavdëruar yllin e futbollit për faktin se me të vërtetë është një baba i mahnitshëm për katër fëmijët e tyre – Brooklyn, 20 vjeç, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 14 vjeç dhe Harper, 8.

Duke folur në lidhje me Jimmy Kimmel ajo tha: “Unë jam martuar me të për më shumë se 20 vjet, ai është shumë afër meje. Ai është një baba shumë i mirë”.

David Beckham dhe Victoria Beckham (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“David po i shikon fëmijët dhe ne kuptohemi tejet mirë. Kur jam në shtëpi, ai është larg, kështu që njëri prej nesh është gjithmonë atje duke i shikuar fëmijët”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Victoria Beckham

Ndërkohë, Victoria më parë rrëfeu “sekretin” për martesën e saj të suksesshme me burrin David dhe siç ka thënë është “komunikimi”.

Ajo tha: “Ju e dini, unë mendoj se fëmijët janë përparësia jonë, dhe gjithçka që bëjmë sillet rreth tyre. Por ne të dy punojmë vërtet shumë. Ne e duam atë që bëjmë profesionalisht. Ne e mbështesin njëri-tjetrin dhe, ju e dini, ne jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe kemi fat që ne po rritemi së bashku. Ju e dini, ne e duam familjen tonë”.

Victoria Beckham dhe David Beckham (Foto: Chris Radburn – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Victoria më parë kishte pranuar se ajo dhe David janë “më të fortë së bashku” se sa do të ishin vetë, dhe ata kanë “respekt” për njësinë e tyre familjare.

“Ne të dy e kuptojmë se jemi më të fortë së bashku se sa jemi ne si individë. A do të ishte njëri prej nesh në pozicionin ku jemi tani nëse nuk do të ishim takuar dhe të ishim bashkë gjithë ato vite më parë? Ka të bëjë me njësinë e familjes. Ne jemi shumë më të fortë nga gjashtë prej nesh, sesa do të ishim individë. Ne e respektojmë atë lidhje familjare dhe kjo është kryesore”, e përfundon bisedën e saj Victoria Beckham. /Telegrafi/