Site icon Telegrafi

Victoria Beckham bën një paraqitje fantastike në kopertinën e ‘Vogue Australia’

Victoria Beckham ka zbukuruar kopertinën e gushtit të Vogue Australia.

50-vjeçarja tregoi bukurinë e saj dhe figurën e pabesueshme, teksa pozoi me një minifustan të zi të guximshëm.

Duke ndezur një vështrim të zjarrtë në kamerë, Victoria dukej e mrekullueshme ndërsa vendosi krahët mbi kokën e saj, shkruan DailyMail.

Në një fotografi tjetër, Victoria kishte veshur një pallto të bardhë leshi, një kostum me ngjyrë ulliri dhe një palë çizme të çuditshme në ngjyrë rozë e mbyllët deri tek kofshët.

Një imazh i tretë tregoi ish-yllin e “Spice Girls” që dukej e pabesueshme me një xhaketë lëkure “Prada” me një jakë të lartë dhe një fund gri të errët.

Ajo lëshoi flokët e saj e saj të gjata brune dhe vendosi një grim natyral për xhirimet.

Në intervistën shoqëruese të drejtuar nga aktorja australiane Nicole Kidman, Victoria hapi martesën e saj 25-vjeçare me David Beckham, 49 vjeç.

“Kam një burrë me të cilin jam ende shumë e dashuruar, ndoshta më shumë se kur u takuam për herë të parë”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version