Mjekët dhe infermierët në mbarë botën janë duke bërë punë të palodhshme në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Figurat publike janë duke i ndihmuar ata si nga ana financiare e po ashtu edhe nga ajo emocionale, shkruan Mirror.
Së fundmi Victoria Beckham përmes një telefonate me disa infermierë dhe mjekë të pa lodhur, i ka falënderuar ata përzemërsisht për punën e tyre të palodhshme.
Ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girls” tha se ishte e nderuar të fliste me stafin, pasi ata vazhdojnë ta rrezikojnë veten për të ndihmuar në shpëtimin e të tjerëve.
“Ata janë kaq frymëzues dhe të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për të qëndruar në shtëpi dhe duke ndihmuar këta punëtorë të mrekullueshëm dhe kolegët e tyre”, ka deklaruar dizajnerja.
Ajo shtoi se sa mirënjohëse është ndaj të gjithë atyre që janë duke u përpjekur gjatë kësaj krize globale.
Kujtojmë se Victoria së bashku me familjen e saj tashmë janë duke qëndruar të izoluar në shtëpinë e tyre, për shkak të sigurisë për të mos u infektuar nga virusi vdekjeprurës. /Telegrafi/