Napoli do të jetë i dëshpëruar për të mbajtur Victor Osimhen këtë verë pasi bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të nënshkruar me sulmuesin.
Sulmuesi 24 vjeçar është në radarin e disa top klubeve në Evropë pas një sezoni të bujshëm në Serie A.
Nigeriani ka shënuar 23 gola në vetëm 29 paraqitje në Serie A për të ndihmuar Napolin të kurorëzohet kampion për herë të parë në 33 vjet.
Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Chelsea janë të interesuar për nënshkrimin e Osimhen këtë verë, ndërsa Manchester United gjithashtu ka qenë i lidhur fort me sulmuesin.
Nuk është hera e parë që një klub anglez lidhet me një lëvizje për Osimhen.
Liverpool thuhet se ishte i interesuar për nënshkrimin e nigerianit në vitin 2020 përpara se ai të bashkohej me Napolin në një transferim rekord prej 70 milionë eurosh nga Lille.
Tani është zbuluar se drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli e ‘mbyllte’ Osimhen brenda një hoteli për ta bindur atë të bashkohej me skuadrën e Serie A dhe të refuzonte një lëvizje në Anfield.
Giandomenico Costi, i cili punoi me Giuntolin te Napoli, zbuloi rreth lëvizjes së Osimhen te Napoli.
Ai tha për gazetën italiane Tuttosport: “Nënshkrimi i Osimhen është kryevepra më e madhe e Giuntolit”.
“Ai (Osimhen) ishte i mbyllur në një hotel për tre ditë. Giuntoli e dinte se Liverpool ishte i interesuar dhe Jurgen Klopp kishte bërë lëvizjen e tij, por Cristiano foli me Osimhen në hotel për tre ditë derisa ai e bindi atë të pranonte Napolin”.
“Ai ishte plot energji. Giuntoli është një drejtor që të thërriste 100 herë në ditë. Ai e njihte shumë mirë Victorin, madje e kishte ndjekur te Charleroi”, ka shtuar më tej ai.
Napoli mund ta ketë më të vështirë të mbajë Osimhen këtë verë, por pritet të luftojë. /Telegrafi/