Victoria Beckham ka pohuar se do të dëshironte që mikeshat e bendit “Spice Giris” të mos i këndonin këngët që i kishin performuar sa ishin bashkë.
Edhe pse ishte raportuar se Victoria dhe Mel B. Do të bashkohen për një turne muzikor, kjo ide është hedhur poshtë prej bashkëshortes së David Beckham.
“Unë mendoj se duhet të këndojnë këngë të reja në koncerte. Ato ishin shumë të veçanta. Do të pikëllohesha nëse do t’i këndonin këngët e vjetra”, ka thënë Victoria.
Përndryshe, gruaja e lojtarit David Beckham u detyrua të tërhiqet nga turneu për shkak të karrierës prej kreatores së modës, ku sipas Beckham po i merr shumë kohë. /Telegrafi/