Jonathan Crump nga Gloucester i Anglisë, kishte menduar se viçi që kishte pjellë para disa ditësh ka ngordhur, por është befasuar kur e ka gjetur të gjallë në një gropë.
Fermeri i cili merret me përpunimin e qumështit për djathë, ishte frikësuar për kafshën e rrallë që është shumë fitimprurëse, sepse për nëntë ditë nuk u bë e gjallë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ai i është gëzuar lajmit kur dy persona i kanë treguar për një viç të zi brenda një grope. Me të shkuar në vendin e ngjarjes, është gjetur kafsha që kishte rënë në hapësirën e thellë afro një metër dhe nuk kishte mundësi të largohet.
Është e çuditshme se si ia ka dalë të mbijetoi pa ujë dhe qumësht, meqenëse ende ushqehet me gji. /Telegrafi/