Site icon Telegrafi

Viçi i lindur me dy koka, “një në 400 milionë” (Foto)

Megjithëse është “një në 400 milionë” të tillë, viçi i quajtur Annabel nuk do të mbijetojë gjatë.

Por, kjo nuk e ka ndaluar fermeren Carolyn Crews të kujdeset për të.

“Nuk besoj se mund të mbijetoj gjatë, por nuk do të ndalem së ushqyeri atë”, ka thënë ajo për First Coast News, transmeton Telegrafi.

Veterinerët kanë thënë se kafsha ka përjetuar policefali, që e bën embrionin të ndahet, por të mos formohet si binjak. /Telegrafi/

 

Exit mobile version