Kthehet burri nga kurbeti dhe e gjen në shtëpi një fëmijë të zi.
– Ti më ke tradhtuar! Ky nuk është i imi! – i bërtet gruas.
– I yti është! Kur e linda nuk kisha gji dhe ia dhashë një të zezës që t’i jepte gji dhe ashtu u nxi. Që nuk beson, pyete nënën tënde.
Burri e thërret nënën:
– Nënë, gruaja më thotë se fëmija është i imi. A është kjo e mundur?
– E mundur është. Kur të linda ty, as unë nuk kisha gji dhe të ushqeva me qumësht lope dhe a e sheh çfarë viçi je bërë.