Site icon Telegrafi

Vibratori që do të ndryshojë gjithçka te femrat!

Vibratori Lioness së shpejti do të jetë në treg për të gjitha femrat.

Lioness nuk është vetëm vibrator, por është vibrator që i merr të dhënat se si vagjina po reagon ndaj stimulimit, i dërgon ato të dhëna te telefoni dhe  ndihmon t’i zgjeroni njohuritë për trupin tuaj, duke mundësuar që të përjetoni orgazma më të mira në të ardhmen.

Krijuesit e këtij vibratori besojnë që duke e përcjellë atë se çfarë na kënaq, ne do t’i ndryshojmë metodat e masturbimit dhe seksit, transmeton Telegrafi.

Kur e përdorni Lioness, aplikacioni i lidhur do të sjell të dhëna që tregojnë se çfarë ju ka kënaqur më shumë dhe do t’ju rekomandoj gjëra të reja për t’i provuar.

Aq më shumë që e përdorni, aq më shumë të dhëna do të keni. Prandaj, me kalimin e kohës do të jeni e aftë të shihni se si gjërat e ndryshme ndikojnë në orgazmat tuaja.

Këto të dhëna mund t’i ndani edhe me partnerin tuaj dhe rrjedhimisht, jeta juaj seksuale do të përmirësohet në bazë të rekomandimeve! /Telegrafi/

Exit mobile version