Telegrafi

Viber sjell risi në Android, me versionin 4.2

Së fundmi, Viber ka njoftuar se ka bërë një përditësim të rëndësishëm për përdoruesit e Android, pasi që ka sjell versionin e ri të aplikacionit, 4.2, i cili sjell speficifika dhe funksione të reja.

Përveç përmirësimeve të zakonshme dhe eliminimin e disa gabimeve të shfaqura në aplikacion, përditësimi i fundit i Viber për Android vjen me shumë karakteristika të reja, duke përfshirë edhe aftësinë për të bllokuar një numër ose kontakt nga lista juaj, duke ia pamundësuar të njëjtit që të ju shqetësoj, integrimin e numrave të kontakt listës tuaj duke mundësuar dërgimin e mesazheve ose thirrjeve tek çdo kontakt i Viber, direkt nga lista e kontakteve, dhe shumë më tepër se kaq.

Në mesin e karakteristikave të reja të cilat Viber is jell në Android v4.2 janë edhe mundësia për të dërguar deri në 10 fotografi në të njëjtën kohë, personalizimi i zërit për mesazhe dhe thirrje, galeri e re mediale, dhe përmirësime të tjera. / Telegrafi /