Lenovo dhe Vianova Health që zhvillohet në Kosovë kanë prezantuar kujdesin nga distanca për pacientët me kushte kronike, si një zgjidhje e plotë për monitorimin dhe edukimin.
Sipas kompanive, kërkesa për qasje virtuale për pacientët në të dhënat e tyre shëndetësore do të vazhdojë pasi sistemet e kujdesit shëndetësor po janë vazhdimësi e kërkesave të shumë pacientëve që kërkojnë më shumë kujdes të bazuar në vlera, përcjell Telegrafi.
Duke përdorur këtë kujdes virtual, klinikat shëndetësore u sigurojnë pacientëve një komplet të pajisjeve dhe një plan të personalizuar për kujdesin shëndetësor, që përfshin edukimin e pacientit, modifikimin e sjelljes dhe angazhimin në familje.
Kjo zgjedhje do t’i lejoj klinikat që ta përcjellin vazhdimisht gjendjen e pacientëve duke i shmangur vizitat e shumta nga afër.
Pacientët në shtëpitë e tyre do të përdorin pajisje biometrike, si matësin e presionit të gjakut dhe monitoruesin e glukozës, duke i transmetuar të dhënat në klinikë.
“Deri sa industria e kujdesit shëndetësor vazhdon të eksplorojë mënyra të reja për të ofruar një kujdes më cilësor dhe me cilësi të lartë jashtë spitaleve dhe zyrave të mjekëve, ne me anë të Lenovo Virtual Care do t’i ndihmojmë mjekët në ofrimin e një kujdesi më të personalizuar për pacientët e tyre”, tha Ed Gillispie nga Lenovo.
Me anë të kësaj zgjidhje, organizatat e kujdesit shëndetësor mund të monitorojnë nga distanca, të angazhohen me të dhe të edukojnë pacientët me shumë, duke përfshirë diabetin, COPD, dështimin kongjestiv të zemrës (CHF) dhe hipertensionin.
Kujdesi virtual pritet të jetë në dispozicion në tremujorin e tretë të vitit. /Telegrafi/