Telegrafi

Viagrat çuan në burg zyrtarët e Doganave

Por, rasti në fjalë i cili kthehet pas një viti, kësaj radhe ka çuar deri te prangosja e gjashtë zyrtarëve të lartë doganor, përkatësisht Bujar Shatrit, drejtor i Operacioneve dhe të Hyrave në Dogana, Lulzim Sylës, shef i ndërrimit në pikën doganore të Hanit të Elezit, Arsim Zukës, zyrtar doganor për inteligjencë në Han të Elezit, Bekim Gashit, shef i ndërrimit në pikën doganore të Hanit të Elezit, Arlind Sharanit, oficer doganor në pikën doganore të Hanit të Elezit dhe Korab Shasivarit, shef i ndërrimit në pikën doganore në Aeroportin e Prishtinës.

Megjithatë, rasti i viagrave nuk është e vetmja akuzë që ngarkon të arrestuarit
Gazeta Express, duke u thirrur në burime brenda policisë shkruan se hetimet në lidhje me rastin fillimisht kanë nisur me dyshimet e futjes në Kosovë në mënyrë ilegale të një sasie tabletash viagra.

Por gjatë hetimeve të këtij rasti nga ana e hetuesve të Doganave kanë dalë edhe më shumë keqpërdorime tjera, si falsifikime nga ana e këtyre personave dhe dëshmi që mendohet se implikojnë të arrestuarit në afera korruptive.

“Gjatë hetimeve, kanë dalë emra të njerëzve të mëdhenj. Për këtë arsye hetuesit e Doganave rastin e kanë dorëzuar në polici”, thotë një zyrtar i Doganave për Express.

Sipas tij kjo është bërë në mënyrë që hetimet të kryhen më lehtë dhe pa ndonjë lloj ndikimi apo presioni, pasi kanë dalë falsifikime, zhdoganime të paligjshme dhe shkelje tjera.

Periudha kohore për të cilën besohet se këta persona i kanë kryer veprat penale, i takojnë vitit 2007, kohë kur ata mbanin këto pozita në Dogana.

Tre nga të arrestuarit në momentin e prangosjes, nuk kanë qenë më detyrat e tyre, pasi rreth gjashtë muaj më parë, ata janë suspenduar nga vetë Doganat.

Burime të sigurta të Expressit tregojnë se të arrestuarit Lulzim Syla, Arsim Zuka dhe Bekim Gashi, para se të suspendoheshin, në fillim i janë nënshtruar procedurës disiplinore brenda vetë Doganës.

“E më vonë, kur është parë që nuk marrin vesh, ata janë përjashtuar krejtësisht nga puna, për t’u ndjekur penalisht më vonë”.

Ndryshe kamioni i ngarkuar me medikamente ku ndër të tjera në të kishte rreth 80 mijë viagra që futeshin si kontrabandë në Kosovë, ishin zënë në pikën kufitare në Han të Elezit, në shtator të vitit të kaluar.