Site icon Telegrafi

Viagra stimulon votuesit

Banorët e Pratumtanit, një paralagje veriore e Bangkokut, kanë thënë se, disa kandidatë, kanë ndarë Viagra pa pagesë, derisa si kundërshpërblim presin votat në ditën e zgjedhjeve.

"Fshatarët e mi më kanë thënë që kandidatët u kanë dhënë atyre nga një apo dy tableta Viagra", ka thënë Sajan Nopkam, përgjegjës i zyrës lokale të vendit.

"Më pas ata vinë tek unë të kërkojnë prapë tableta apo nganjëherë edhe kafe, për të votuar për vëllanë tim që është kandidat", ka thënë ai.

Blerja e votave është gjë e zakonshme në Tajlandë, e nëse tajlandezët u besojnë politikanëve të tyre dhe një të nesërme më të mirë, tregon edhe vet fakti që votat e tyre i ndërrojnë për Viagra.

Exit mobile version